Tito Tejinder Singh
Çdo gusht, athinasit braktisin qytetin për bregdetin ose ishujt për t'i ikur nxehtësisë dhe pluhurit të verës së nxehtë mesdhetare.
Kjo nuk ka qenë kurrë më e vërtetë sesa këtë vit, ku shumica e grekëve kanë vendosur që Lojërat Olimpike 2004 t'i përcjellin nga televizioni.
Në limanin e Piresë, mund të shihen turma të mëdha të grekëve duke e lënë vendin. Nikia, një banore e Athinës flet për Radion Evropa e Lirë derisa niset për në Kretë:
"Nuk ka këtu frymë olimpike, siç e kuptojmë ne grekët. E vetmja frymë ka mbetur ajo komerciale".
Disa incidente të muajve të kaluar kanë bërë pak që të rrisin besimin e grekëve të rëndomtë.
Më 12 korrik, Athina dhe një pjesë e madhe e Greqisë Jugore u godit nga ndërprerja e dritave, për disa orë me radhë.
Më 19 korrik një shërbim i ri i tramvajeve u inaugurua në qytet, por sistemi u kritikua për stacione të rralla, kështu që sërish udhëtarët që prisnin nuk mbroheshin dot nga dielli. Dhe tramvajët e rinj u goditën shpesh nga makinat.
Më 20 korrik, organizatorët vendosën shenja në rrugë që tregonin drejtimin për në vendet e Olimpiadës, por ato u mbuluan me letra të zeza pas njoftimeve në mediat lokale se ato tregonin drejtimin e gabuar.
Më 29 korrik, shërbimi telefonik në rrethinën veriore të Athinës, përfshirë në 14 vende ku do mbahet Olimpiada, pati ngecje për shkak të problemeve në qendrën kryesore të telekomunikacionit. U bllokuan rreth 40 mijë linja.
Por tani, pak ditë para se të nisin lojërat, mijëra atletë po arrijnë në Athinë dhe përgatitjet duket se janë kryer. Spyros Capralos është sekretar i përgjithshëm për Lojërat Olipmike nga qeveria greke.
"Është e vërtetë. Ne kemi pranuar shumë kritika gjatë përgatitjeve për këto lojëra olimpike. Kemi rregulluar të gjitha çështjet për të cilat jemi kritikuar. Nuk them se ka pasur ndonjë çështje shantazhi, por ka pasur më shumë lajme të këqija sesa ndonjë kronikë për sukseset. Por, unë mendoj se lojërat e Athinës do të përfundojnë me sukses," thotë Capralos.
Disa analistë frikësohen se lojërat e Athinës do të kushtojnë 12 miliardë e 500 milionë dollarë e jo siç qe vlerësuar në fillim 5 miliardë e 500 milionë. Vetëm për sigurinë janë dhënë 1 miliardë e 500 milionë euro. Sërish Capralos:
"Është ndryshe nga koha kur ne bëmë ofertën për lojërat, para sulmeve të 11 shtatorit. Ne kemi investuar shmnë për sigurinë. Greqia po bën çdo gjë që është e mundur që të ketë lojëra të sigurta," thotë Capralos.
Denis Kefalakos është botues i së përditshmes greke Naftamboriki. Ai kritikon ndarjen e buxhetit për sigurinë:
"Shuma e parave që u shpenzua për sigurinë nuk është e lidhur drejpërsëdrejti me kërcënimet. Ajo është e lidhur direkt me presionet e amerikanëve, francezëve, britanikëve, izraelitëve, australianëve e ku e di kujt tjetër," thotë Denis Kefalakos.
Shumë grekë kanë pikëpamje të njëjta me Kefalakosin.
Nga ana tjetër, organizatorët e Olimpiadës thanë të hënën se presin që stadiumet të jenë të mbushura plot, pavarësisht se deri tani kanë shitur më pak se gjysmën e biletave.