Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka kërkuar ndërprerjen e luftimeve në qytetin e shenjtë të Naxhafit. Zëdhënësi i tij Fred Eckhard, tha se Anani është "shumë i shqetësuar për situatën e atjeshme."
Pas 5 ditë të luftimeve të mëdha në Naxhaf, Marina Amerikane thotë se ka vrarë 360 luftëtarë, besnikë të klerikut radikal, Moqtada al Sadr.
Sot, al Sadr tha se ai është një armik i Amerikës dhe u zotua se do ta mbrojë Naxhafin 'me pikën e fundit të gjakut të tij'.
Milicia e al Sadrit është përleshur sot me trupat britanike në Basra, me ç'rast është vrarë një ushtar britanik.
XS
SM
MD
LG