Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtarët amerikane i kanë bërë thirrje civilëve irakianë që të evakuohen nga zona ku po zhvillohen luftimet me milicitë besnike të klerikut radikal Moqtada Al-Sadr.
"Lëshojeni vendin në mënyrë të qetë. Nuk ka armëpushim me personat e armatosur. Thërrasim popullin që të bashkëpunojnë me policinë dhe ushtrinë irakiane dhe të evakuohen nga zonat", kanë apeluar ushtarët amerikanë. Luftimet në Naxhaf po vazhdojnë për të gjashtën ditë me rradhë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se kryengritësit irakian kanë sulmuar sot një patrull ukrainase në pjesën jugore të Irakut. Ukraina, ka të vendosur në Irak 1 mijë e 600 trupa.
XS
SM
MD
LG