Ndërlidhjet

GJENEVË


Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka bërë të ditur sot se autoritetet sudaneze i kanë detyruar refugjatët nga rajoni i Darfurit të kthehen në fshatrat e tyre, ende të pasigurta. Në një deklaratë të lëshuar nga Kombet e Bashkuara më tej thuhet se " lëvizja, apo zhvendosja e banorëve të asaj ane, mund të jetë vetëm vullnetare". Komisionerja e OKB-së për Refugjatë Jennifer Pagonis ka thënë me këtë rast se " autoritetet sudaneze janë duke ushtruar presion ndaj banorëve të rajonit të Darfurit që të kthehen të jetojnë në ato kushte që janë të papranueshme, duke mos e harruar rrezikun nga dhunimet dhe vrasjet".
XS
SM
MD
LG