Independent, Londër
Zgjedhjet presidenciale amerikane më 2 nëntor do të vëzhgohen nga monitoruesit ndërkombëtarë për shkak të shqetësimeve në rritje se makinat e parregullta dhe manipulimet me listat e votuesve të regjistruar do të mund të përsëritnin fiaskon e Floridës në vitin 2000. Për të parën herë, ekspertët nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do ti vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale, pas një ftese formale nga Departamenti amerikan i shtetit. "Ne vijmë për ti observuar, e jo për ti mbikqyrë zgjedhjet" – ka shpjeguar Urdur Gunnarsdottir nga OSBE-ja. Prania e ekipeve të OSBE-së, është një fitore për pjesëmarrësit e fushatave të ndryshme që kishin shtruar mundësinë për përsëritjen e shkeljes së të drejtave civile, që ata thonë se kishin ndodhur në zgjedhjet në vitin 2000. Më 13 korrik demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve i kishin shkruan sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, duke kërkuar nga ai që të dërgoj vëzhgues. Pasi zoti Annan kishte refuzuar kërkesën e tyre, duke thënë se ftesën duhet ta bëjë administrata e presidentit Bush, demokratët apeluan te sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell.
Paul Kelly, ndihmës sekretar shteti, u ka thënë demokratëve: "anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në vitin 1990 në Kopenhagë janë pajtuar për të lejuar vendet anëtare që ti vëzhgojnë zgjedhjet në mënyrë të ndërsjellë". OSBE-ja ka 55 vende anëtare dhe ka dërguar ekipe për vëzhgimin e më se 150 zgjedhjeve. Shumica e misioneve të kësaj organizate janë në vendet me demokraci të re dhe në ato ku zgjedhjet e lira dhe korrekte janë diçka e re.
Pjesëmarrësit e fushatave të ndryshme në Shtetet e Bashkuara janë skajshmërisht të interesuar për t'ju shmangur përsëritjes së vitit 2000, kur u raportua për probleme lidhur me lista të votimit dhe me numrimin e votave në Floridë, që quan edhe në seanca gjyqësore. Përfundimisht, në zgjedhjet e vitit 2000, Gjyqi suprem i Shteteve të Bashkuara vendosi për presidentin e vendit.
Ekipet nga OSBE-ja nuk do të jenë vëzhguesit e vetëm në zgjedhje. Një grup i veprimtarëve po organizon monitorues të pavarur ndërkombëtarë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Udhëtimin e parë ata do ta bënin në shtator, për ti studiuar makinat kompjuterike të votimit, regjistrat e votuesve e gjëra të tjera, ndërsa udhëtimi i dytë do të bëhej në kohën e zgjedhjeve.