Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku katër njerëz janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur kur një bombë shpërtheu në tregun e një fshati në veri të Bagdadit.
Ndërsa në qytetin e Amarës, nga luftimet mes militantëve dhe trupave britanike kanë humbur jetën 20 vetë dhe 50 të tjerë janë plagosur. Trupat amerikane në bashkëpunim me ato irakiane po përgatiten për opercaionin përfundimtar kundër militantëve në qytetin e Naxhafit.
Zëvendëspresidenti irakian, Ibrahim Jafari, ka kërkuar nga trupat amerikane që të largohen nga qyteti i Naxhafit dhe t'i japin fund luftimeve që po vazhdojnë prej një jave.
Në të tjera zhvillime zyrtaërt irakianë kanë kërkuar largimin e selisë së Kongresit Kombëtar irakian, të drejtuar nga Ahmed Calabi, nga dy ndërtesat ku gjendet aktualisht në Bagdad. Kjo kërkesë ka ardhur pas urdhëer-arrestit për Ahmed Calabin dhe nipin e tij Salam Calabi, për akuza që lidhen me krimin ekonomik dhe përfshirje në vrasjen e nëj zyrtari irakian.
XS
SM
MD
LG