Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Agjencitë e lajmeve raportojnë për të shtëna në qytetin e shenjtë shiit Najaf, ku tashmë 7 ditë vazhdojnë luftimet e marincave amerikanë dhe luftëtarëve besnikë të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr.
Ky i fundit i ka kërkuar milicisë së tij t'i vazhdojë luftimet edhe po qe se, ai kapet apo vritet.
Ndërkohë, ushtria amerikane tha se dy marinca janë vrarë dhe tre persona tjerë janë plagosur në rrëzimin e një helikopteri ushtarak në perëndim të Bagdadit.
Sot pasdite në Kombet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë nëse do t'ia zgjasë për një vjet mandatin e misionit të vet në Irak.
XS
SM
MD
LG