Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KANBERA


Kryenegociatori i Iranit për çështjet bërthamore Hasan Rowhani, tha se verzioni i ri i raketave Shahab-3 ka vetëm qëllime mbrojtëse.
Komentet e tij nga Australia vijuan vetëm një ditë pasi Irani e testoi verzionin e ndryshuar të raketës Shahab-3.
Ai tha se arma është përmirësuar për t'ia dalë mbanë me kërcënimet izraelite.
Raketa e re mund të fluturojë 1.300 kilometra.
Në takimin me kryeministrin e Australisë John Howard dhe ministrin e jashtëm Alexandar Downer, Rowhani e mbrojti vendin e tij nga akuzat e Shteteve të Bashkuara se Irani e zhvillon projektin e armëve të fshehta bërthamore.
XS
SM
MD
LG