Ndërlidhjet

ATHINË


Drama e dopingut, në të cilën janë përfshirë dy yjet më të mëdha të Greqisë e tërhoqi vëmendjen në prag të hapjes së Lojërave Olimpike në Athinë.
Sprinterët Costas Kenteris dhe Katerina Thanou, fitues të medaljeve në Olimpiadën në Sidnej, dështuan në testin e dopingut, dhe tani përballen me dy vjet ndalimi për gara.
"Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka nisur hetimet disciplinore për këto dy raste. I presim rezultatet, që pastaj bordi ekzekutiv të vendosë", tha presidenti i Komitetit Olimpik Jacques Rogge.
Atletët më pas u hospitalizuan, pas një aksidenti që patën me motoçikletë, për të cilin zyrtarët grekë të sportit thanë se ishte pasojë e "gjendjes së tyre të keqe psikologjike".
Ndërkohë, traineri i ekipit irakien të futbollit Adnan Hamd e shfaqi shpresën se fitorja e skuadrës olimpike kundër Portugalisë, mund t'u ndihmojë bashkatdhetarëve të tij t'i shërojnë plagët e luftës.
Iraku e mundi Portugalinë 4:2 në hapjen e turneut olimpik të futbollit.
XS
SM
MD
LG