Ndërlidhjet

BAGDAD


Mijëra mbështetës të Moqtada al-Sadrit parakaluan nëpër rrugët e Bagdadit pas raporteve se kleriku shiit ishte plagosur gjatë luftimeve me trupat amerikane në qytetin e shenjtë Najaf.
Protestuesit që brohorisnin duke thënë se janë të gatshëm të vdesin për al-Sadrin.
Protestuesit e akuzuan kryeministrin e përkohshëm irakien Irakut Iyad Allawi se i kishte bërë presione për t'u dorëzuar "Armatës Mehdi" të al-Sadrit pas luftimeve 9 ditëshe kundër forcave amerikane dhe irakiene në qytetin e shenjtë shiit Najaf.
Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytetet Najaf, Kut dhe Kufa, si dhe në Tafallar në veri të vendit.
Ministri i Brendshëm Falah al-Naqib mohoi se al-Sadri është plagosur, dhe tha se qeveria zhvillon negociata për largimin e tij nga Najafi.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, gjeneral brigade Erwin Lessel tha se forcat e Shteteve të Bashkuara i kanë pezulluar operacionet luftarake.
Ndërkohë, gazetari britanik që ishte rrëmbyer nga dhoma e hotelit ku qëndronte në Basra, njoftohet se është liruar.
XS
SM
MD
LG