Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KIEV


Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Yevhen Marchuk tha se Kievi nuk ka caktuar ndonjë datë për tërheqjen e trupave nga Iraku.
"Askush ende nuk mund të caktojë një datë për tërheqjen e forcave të Ukrainës. Kjo është çështje e negociatave dhe kryesisht varet nga zhvillimi i situatës në Irak", tha Marchuk në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld.
Ky i fundit e falënderoi Ukrainën për mbështetjen e politikës së Uashingtonit në Irak.
"E shpreh mirënjohjen e popullit amerikan për mbështetjen e shkëlqyeshme që Ukraina ia dha luftës globale kundër terrorizmit në Afganistan dhe në Irak", tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG