Ndërlidhjet

BAGDAD


Një numër i militantëve irakienë raportohet të jenë vrarë në përleshjet me trupat amerikane në qytetet Samara dhe Hila. Në komunikatën e sotme, ushtria amerikane tha se në sulmet me aeroplanë në lokacionet e dyshuara të kryengritësve në afërsi të qytetit Samara janë vrarë rreth 50 kryengritës.
Ndërkaq ministria e brendshme e Irakut tha se në përleshjet në qytetin Hila janë vrarë rreth 40 luftëtarë shiitë. Poashtu bëhet e ditur se gjatë përleshjeve të fundit në Irak janë vrarë dy ushtarë amerikanë, duke e çuar kështu në 693 numrin e përgjithshëm të ushtarëve amerikanë të vrarë që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG