Ndërlidhjet

ATHINË


Atletët kinezë fituan medaljet e para të arta në qitje me pushkë ajrore për femra e meshkuj. Lojërat Olimpike në Athinë, tashmë kanë hyrë në rrjedhën e tyre të plotë me gara noti, hendbolli, basketbolli, qitje dhe xhudo. Lojërat Olimpike të Athinës u hapën mbrëmë me një ceremoni spektakulare ku morën pjesë 10 mijë e 500 lojëtarë nga 202 vende si dhe më shumë se 75 mijë spektatorë. Ndërkohë bëhet e ditur se Komiteti Olimpik i Greqisë ka vendosur që dy atletët grekë, Kostas Kenteris dhe Ekaterina Thanou, të cilët nuk morën pjesë në testin e drogës, të suspendohen nga lojërat verore, derisa Komiteti Ndërkombëtarë i Lojërave Olimpike të merr vendimin definitiv.
XS
SM
MD
LG