Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Delegatët e konferencës kombëtarë irakiene janë dakorduar të dërgojnë një delegacion një Najaf, për të ftuar klerikun radikal Moqtada al-Sadr t'i ndalë luftëtarët e tij të sulmojnë forcat amerikane dhe ato irakiene në këtë qytet. Marrëveshja u arrit sot në Bagdad ku më shumë se 1 mijë liderë të partive dhe organizatave të ndryshme irakiane po diskutojnë për themelimin e asamblesë kombëtare, e cila do ta mbikqyrë qeverinë e përkohshme deri në zgjedhjet e planifikuara për janar të vitit të ardhshëm. Në Najaf ndërkaq, zëdhënësi i al-Sadrit ka thënë se kleriku radikal është i gatshëm të bisedojë me delegacionin.
Nderkohe, ministria e shëndetësisë ka njoftuar për 19 të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur në sulme të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit.
XS
SM
MD
LG