Në Najaf kanë vazhduar luftimet afër tempullit të Imam Aliut, ku milicitë shiite të prira nga kleriku rebel, tani më dy javë u kundërvihen forcave amerikane.
Shefi i policisë Ghalib al-Jezairy e akuzoi milicinë e klerikut shiit Moqtada al-Sadr për ripërtritjen e dhunës.
"Guvernatori bëri çmos për të sjellur qetësinë në qytet dhe për të arritur armëpushimin. Ne të gjithë i duam paqen dhe negociatat, por milicia e al-Sadrit këto nuk i do", tha al-Jezairy.
Ndërkohë, 8 anëtarë të Konferencës Kombëtare arritën në Najaf për të biseduar që t'i jepet fund konfliktit.
Në Bagdad, nga shpërthimi i një mortaje, u vranë 4 njerëz dhe rreth 20 u plagosën.
Ndërkaq nga Dubai njoftohet se policia irakiene e ka liruar një jordanez, i cili 8 ditë mbahej peng në Irak.