Ndërlidhjet

KARAKAS


Çmimet e naftës kanë shënuar rënie pas fitores së presidentit të Venecuelës Hugo Chavez në referendumin e së dielës.
Si pasojë e fitores së Chavez-it me 58 % të votave, çmimi i naftës në Nju Jork, nga 47, ra në 46 dollarë.
Chavez u zotua se Venecuela, një nga eksportuesit më të mëdhej të naftës në botë, do të ndihmojë për garantimin e stabilitetit në tregjet botërore.
Ish presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili e udhëhiqte misionin vëzhgues, e mbështeti fitoren e Chavez-it, duke thënë se rezultati zyrtar është real.
Rezultati u mbështet edhe nga vëzhguesit e Organizatës së Shteteve Amerikane.
XS
SM
MD
LG