Ndërlidhjet

PRISHTINË


Siguria është bazë për gjithçka në Kosovë, tha shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, duke premtuar se do të angazhohet në përshpejtimin e zbatimit të standardeve për Kosovën dhe arritjen e kritereve të domosdoshme dhe të pranueshme evropiane, të cilat do të mundësojnë hapjen e procesit të definimit të statusit politik të Kosovës.
Deri atëherë, Petersen ka thënë se prioritetet e tij do të përqëndrohen në sigurinë, zhvillimin ekonomik, decentralizimin e pushtetit vendor dhe bartjen e përgjegjësive.
Në një takim me gazetarët, si prioritet të veçantë Petersen e ka përmendur dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se Prishtina nuk ka nevojë të frikësohet nga motivet e Beogradit, ashtu sikurse Beogradi që nuk ka nevojë të shqetësohet për atë që bën komuniteti ndërkombëtar në Kosovë.
XS
SM
MD
LG