Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

RIDLEY PARK/ PENSILVANI


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka mbrojtur vendimin e tij për të zhvilluar sistemin e mbrojtjes raketore. Në Pensilvani, shtet që konsiderohet krucial në zgjedhjet presidenciale, ai tha se "sistemi për mbrojtjen e vendit nga sulmet me raketa bërthamore, nevojitet meqë u dërgon mesazhe tiranëve se Amerikës nuk mund t'i bëjnë shantazhe".
Kandidati demokrat, John Kerry, e ka kritikuar Bushin për rritjen e shpenzimeve në këtë projekt. Kritikët thonë se sistemi i mbrojtjes raketore është tepër i shtrenjtë dhe i pasigurtë.
XS
SM
MD
LG