Ndërlidhjet

NAJAF


Sipas raporteve të policisë së paku pesë irakianë janë vrarë dhe më shumë se 20 janë plagosur, pas shpërthimit të një mortaje në pazarin e qytetit Mosul.
Në një sulm tjetër në qytetin Kut katër irakianë
janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur.
Ministri irakian i Mbrojtjes Hazim al-Shalan ka ftuar sot militantët e klerikut radikal Moqtada al-Sadr në Najaf, që të dorëzohen. "Jemi në përgatitje e sipër për të kompletuar forcat tona ushtarake dhe kjo është punë orësh. Do të jetë beteja përfundimtare nëse kryengritësit shiitë nuk dorëzohen, në të kundërtën do të marrin një mësim që nuk do ta harrojnë kurrë", ka thënë al-Shalan.
Ndërkohë, luftime sporadike janë raportuar në Najaf ndërmjet forcave amerikane dhe milicisë shiite, pasi udhëheqësi i tyre Moqtada al-Sadr, refuzoi të takohet me delegacionin paqësor të Konferencës Kombëtare të Irakut. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, lidhur me këtë deklaroi se "nuk duhet besuar se forcat amerikane do të jenë ato që do të marrin përsipër t'ia dalin mbanë me vendet e shenjta. Ai tha se një gjë të tillë duhet ta bëjnë forcat irakiane, sepse kjo ka më shumë domethënie për fenë", ka thënë Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG