Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Zyrtarë të Konferencës Kombëtare për Ardhmërinë e Irakut kanë refuzuar sot që të dërgojnë delegacionin e dytë në Najaf për të biseduar me klerikun radikal Moqtada al-Sadr, luftëtarët e të cilit tashmë gati dy javë po luftojnë me forcat amerikane. Delegatët irakien gjatë konferencës së sotme, kanë cituar al-Sadrin të ketë thënë se "ai është dakorduar me kërkesën e qeverisë që të përfundojë kryengritjen në Najaf.
Në zhvillime të tjera shtatë persona janë plagosur gjatë shpërthimit të një mortaje në bazën ushtarake të forcave polake në Irak. Ndërkaq që në sulme të ndryshme në qytetet Mosul dhe Kut së paku nëntë irakien janë vrarë dhe më shumë të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG