Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministria e arsimit ka publikuar projektin përfundimtar të Strategjisë së Zhvillimit të Arsimit të Lartë në Kosovë, 2005 – 2015. Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Lartë të Arsimit, Rexhep Gjergji, ka theksuar tre sfidat kryesore me të cilat përballet arsimi i lartë në Kosovë. Problemet e trashëguara nga e kaluara, problemet e shkaktuara nga kjo periudhë tranzicioni dhe ato që lidhen me integrimin në arsimin evropian, ishin tre sfidat kryesore sipas Rexhep Gjergjit, kryetar i Këshillit të Lartë të Arsimit. Nga ana tjetër ministri Rexhep Osmani konfirmoi licensimin e tre institucioneve parashkollore, dy shkollave fillore dhe një të mesme.
XS
SM
MD
LG