Ndërlidhjet

NAJAF


Milicia besnike e klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr duket se e mban kontrollin në tempullin e shenjtë në qytetin Najaf, pas raporteve konfuze se militantët janë dakorduar ta lëshojnë Xhaminë e Imam Aliut.
Dëshmitarët thanë se milicia e al-Sadrit e kontrollon zonën e ngushtë rreth xhamisë, ndërsa një bashkëpuntorë i tij mohoi se policia irakiene e kontrollon xhaminë dhe ka arrestuar qindra militantë.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se 3 ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 5 janë plagosur në sulme të ndara të afërsi të Bagdadit në 24 orët e fundit. Ndërkohë në Nasiriya, të paktën tre policë irakienë u vranë kur një raketë goditi stacionin e policisë. Në një shpërthim tjetër ndaj konvojit polak një ushtarë është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG