Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në betejë në rajonin perëndimor të Anbarit në Irak.
Ky rajon përfshin dhe qytetin e Falluxhës, një qendër e rezistencës anti-amerikane. Nga fillimi i aksioneve ushtarake në Irak, vitin e kaluar, mbi 700 trupa amerikane janë vrarë.
Ministria e brendshme irakiane ka bërë të ditur se 40 veta janë vrarë gjatë sulmeve të djeshme në luftimet që u zhvilluan në afërsi të Naxhafit. Në një shpërthim tjetër me automjet-bombë, që ndodhi sot pranë konvojit që barte zyrtarë lokal irakianë në veri të Bagdadit, u vranë së paku dy dhe tetë të tjerë u plagosën.
Nga ana tjetër përkrahësit e klerikut radikal shiitë, al-Sadr vazhdojnë ta mbajnë nën kontroll tempullin e Imam Aliut.
XS
SM
MD
LG