Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Nënshkrimi i Konventës për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe për parandalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor, që është bërë sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Walter Schwimmer, dhe kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen, në praninë e kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe kryeministrit Bajram Rexhepi është një hap i Kosovës drejt Evropës dhe dëshmi se Kosova nuk ëhstë një vend i harruar evropian, kanë deklaruar sot zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës dhe zyrtarë ndërkombëtarë e vendor të Kosovës.
Vetë Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës tha se nënshkirmi i këtyre konventave ka rëndësi shumë të madhe simbolike:
"Kjo konfirmon se poppulli i Kosovës duhet të gëzojë të drejtat dhe mbrojtjet e njëjta si të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës dhe se populli i Kosovës e ka të ardhmen në Evropë."
XS
SM
MD
LG