Ron Synovitz
10 personat e arrestuar gjatë javëve të fundit në Pakistan synonin të prishnin qëndrueshmërinë e vendit dhe të dobësonin qeverinë e presidentit Pervez Musharaf, përmes krijimit të trazirave në mbarë vendin, ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Pakistanit Faisal Salh Hjat.
Nga ana tjetër kreu i Ministrisë për Informim Sheik Rashid Ahmet, ka theksuar se Pakistani ka mundur të depërtojë në kohë në mesin e terroristëve dhe njëherësh të pengojë një numër sulmesh vetëvrasëse që grupi kishte planifikuar për ditën e pavarësisë, më 14 gusht.
"Personat e arrestuar donin të kryenin aksione terroriste në Raulpindi dhe Islamabad. Ata donin të krijonin një përgjakje masive në ditën e pavarësisë, duke marrë jetërat e qindra njerëzve", tha Ahmed.
Më tej ai ka shtuar se caqe të terroristëve kanë qenë ambasada amerikane, rezidenca e presidentit Musharaf, selia e shtabit të ushtrisë, ndërtesa e njohur me emrin "Lal Haveli", një qendër e njohur historike në Raulpindi, pranë kryeqytetit Islamabad, ku grupe të mëdha njerëzish mblidhen çdo vit në ditën e pavarëssië.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se është kapur dhe një sasi e madhe municioni, përfshi bomba, granata dhe raketahedhës. Autoritetet e pohojnë se janë në kërkim edhe të të dyshuarve të tjerë, në mesin e të cilëve është dhe një person që ka sjellë armë nga Afganistani.
"Ne gjetëm një numër të madh armësh dhe po kërkojmë për më shumë persona të dyshuar", ka deklaruar Ahmed, Ministri pakistanez i Informimit.
Arrestimet e fundit flasin për tentavën më të fundit kundër presidentit Musharaf, që kur ai ka hequr mbështetjen për regjimin e talibanëve pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
Kjo kohë përkon dhe me rritjen e përpjekjeve nga Pakistani për të luftuar terrorizmin.
Ministri pakistanez i Informacionit ka theksuar se terroristët mund të fillojnë të strehohen në zonat urbane derisa aksionet ushtarake po vazhdojnë në zonat rurale.
Por Raul Bedi, ekspert për terrorizmin, ka thënë për Evropën e Lirë se dyshon në këto pretendime të qeverisë pakistaneze.
"Ushtria pakistaneze ka pësuar disa goditje muajt e fundit dhe ka bërë disa tërheqje në përballje me luftëtarët e grupeve fisnore në zonat kufi me Afganistanin. Mendoj se është vetëm një përpjekje e administratës ushtarake që të përpiqet t'i bindë njerëzit se luftëtarët nga grupet fisnore të atyre zonave janë në arrati drejt qyteteve. Nuk mendoj se është një pretendim serioz", thotë ekspert Bedi, për të shtuar më tej se kjo ndihmon vetë zyrtarët pakistanezë.
"Është në favor të Pakistanit të krijojë një ndjesi të tillë, pasi forcat ushtarake kanë pësuar disa humbje. Kjo është një lloj politike e sigurisë, që është përdorur jo vetëm në Pakistan, por dhe në vende të tjera të Azisë Juglindore", përfundon eksperti Raul Bedi.