Ndërlidhjet

NAXHAF


Kanë vazhduar luftimet mes forcave amerikane e irakiane nga njëra anë me militantët e klerikut radikal Moqtda al Sadr nga ana tjetër. Rreth 15 shpërthime janë dëgjuar në zonën përreth xhamisë së Imam Aliut, vend i shenjtë për myslimanët shiitë, që njëherësh po përdoret si bazë nga militantët.
Tanket amerikane janë afruar në një distancë prej 250 metrash me xhaminë derisa janë sulmuar pozicionet e rebelëve të Al Sadrit në varrezën që gjendet në afërsi të xhamisë.
Burimet amerikane bëjnë të ditur se nuk kanë sulmuar, por vetëm i janë kundërpërgjigjur zjarrit. Sipas një marrëveshje të arritur mbështetësit e al-Sadrit do t'ia dorëzojnë kontrollin e xhamisë së Imam Aliut mbështetësve të klerikut shiitë, Ajatullahut të madh Ali al-Sistanit.
XS
SM
MD
LG