Ndërlidhjet

MANNHEIM


Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e avokatit Paul Bergin, që sekretari amerikan i shtetit Donald Rumsfeld të dëshmojë në seancën kundër ushtarëve amerikanë të akuzuar për abuzime në burgun irakien Abu Ghraib.
Katër ushtarët amerikanë po akuzohen për sulm, mizori dhe keqtrajtim të të burgosurve. Gjykimi i tyre po mbahet në bazën ushtarake amerikane në Mannheim të Gjermanisë. Përpara se të fillojë seanca dëgjimore, Paul Bergrin, avokat i te akuzuarve tha se "ka dëshmi që Rumsfeld ka qenë në dijeni me ato që kanë ndodhur në Abu Ghraib".
"Kemi fakte që dëshmojnë se sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld e ka ditur saktësisht se qfarë po ndodhte në burgun Abu Ghraib, ai ka miratuar teknika të ashpra të marrjes në pyetje që janë zbatuar në Guantamo Bay, këto teknika janë zbatuar edhe në Abu Ghraib", tha Bergin.
XS
SM
MD
LG