Ndërlidhjet

STRASBOURG/MOSKË


Këshilli i Evropës ka deklaruar sot se do të dërgojë një delegacion në Çeçeni, në prag të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend. Sipas Këshillit të Evropës ky delegacion do të qëndrojë atje katër ditë ndërkohë që do të zhvillojnë takime me presidentin e përkohshëm Sergei Abramov dhe kandidatët që konkurojnë për këtë postë në zgjedhjet e së dielës.
Ndërkohë ushtria ruse ka bërë të ditur se ka vrarë 12 luftëtarë çeçenë, gjatë operacioneve të fundit në këtë vend, me qëllim të sigurisë përpara zgjedhjeve. Luftëtarët çeçen janë vrarë në disa vende të ndryshme në afërsi të kryeqyetetit Grozny, gjatë natës së mbrëmshme.
Nga ana tjetër sot në Moskë gjatë një shpërthimi në një stacion autobusi katër veta janë plagosur. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
XS
SM
MD
LG