Shërbimet ruse të kundër zbulimit kanë filluar hetimet rreth rrëzimit të dy aeroplanëve rusë, me ç'rast humbën jetën rreth 90 veta. Aksidentet kanë ndodhur thuajse në të njejtën kohë. Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanëve.
Zëdhënësi i këtij shërbimi Sergei Ignatchenko thotë se "nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi terrorist.
Disa shkaqe të rrëzimit të aeroplanëve janë duke u marrë në konsiderim. Versioni kryesorë është shkelja e rregullave të qarkullimit civil-ajrorë. Mund të jetë edhe ndonjë sulm terrorist, edhe pse deri më tani nuk ka shenja që tregojnë se ka të bëjë me sulm terrorist", thotë Ignatchenko.
Agjencitë e lajmeve raportojnë se një nga aeroplanët ka dhënë sinjal rrëmbimi, pak kohë para aksidentit.