Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NAJAF


Kleriku më me ndikim shiit në Irak, Ajatollah Ali al-Sistani është kthyer në vend pas dy javësh qëndrimi në Londër për shkaqe shëndetësore. Besohet se al-Sistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës në Najaf.
Sot në Najaf trupat e koalicionit i janë afruar xhamisë së Imam Aliut, duke rrethuar plotësisht vendin e shenjtë. Qeveria e përkohëshme irakiane i ka ftuar militantët, që ta lirojnë tempullin e shenjtë dhe të dorëzohen, në të kundërtën do të përballen me sulme të shumta nga forcat irakiene të sigurisë.
Në të tjera zhvillime, kryengritësit irakian e kanë shkatërruar sektorin e tubacionit të naftës, në Irakun Qëndror. Zëdhënësi i ushtrisë polake Artur Domanski tha se "shpërthimi në këtë sektor ka ndodhur gjatë natës, që sipas dëshmitarëve kanë qenë 10 persona që kanë hedhur mjete shpërthyese". Deri më tani nuk është raportuar për viktima në njerëz.
XS
SM
MD
LG