Ndërlidhjet

NAJAF


Kleriku më me ndikim shiitë Ajatollah Ali-al Sistani ka arritur sot në Najaf, me një plan për përfundimin e konfliktit disa javësh në këtë qytet mes forcave amerikane dhe militantëve shiitë.
Pak kohë përpara ardhjes së al-Sistanit në Najaf, një mortajë ka shpërthyer në xhaminë kryesore të qytetit Kufa afër Najafit. Sipas ministrisë irakiane të Shëndetsisë 74 veta kanë humbur jetën ndërkaq rreth 400 të tjerë janë plagosur nga ky shpërthim. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Kryeministri irakian, Ijad Allaui, ka urdhëruar sot forcat e tij të mbikëqyrin armëpushimin 24-orësh në Najaf, të cilin e shpalli sot udhëheqësi i Najafit, Adnan Zurufi.
"Me urdhër të kryeministrit, vendimit të delegacionit irakien të qeverisë dhe klerikut shiitë Ajatollah al-Sistani jemi dakorduar për një armëpushim 24 orësh i cili fillon prej momentit të arritjes së Al-Sistanit në Najaf", tha Zurufi.
Armëpushimi është shpallur, me qëllim që t'i lihet hapësirë bisedimeve për t'i dhënë fund kryengritjes së klerikut radikal, Moktada al-Sadër.
XS
SM
MD
LG