Ndërlidhjet

BERLIN


Qytetarët e botës nuk duhet të bëjnë kompromise me liritë e të drejtat e tyre në emër të luftës kundër terrorizmit, ka deklaruar Komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Louise Arbour. Arbour ka shtuar se është detyrë e qeverive të mbrojnë qytetarët nga sulmet terroriste, por masat kundër terrorizmit nuk duhet të merren duke cënuar liritë qytetare. Arbour i ka bërë këto komente gjatë një konference ndërkombëtare në Berlin të Gjermanisë.
Arbour më parë ka shërbyer si kryeprokurore e Gjykatës së Hagës, e cila ka ngritur aktpadinë kundër Sllobodan Millosheviqit.
XS
SM
MD
LG