Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, i cili ka nisur një vizitë zyrtare në Pakistan dhe Afganistan, u prit paraditen e sotme në Islamabad nga homologu i tij pakistanez, Pervez Musharaf. Duke vlerësuar qëndrimin e Pakistanit ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Moisiu theksoi se përcaktimi i statusit të saj nuk duhet zgjatur; në të kundërtën u lihet shteg ekstremistëve nga të dyja krahët. Moisiu shprehu besimin se ky takim do të shërbejë për zgjerimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes reciprok mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG