Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

GROZNI


Çeçenët po votojnë sot për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Zgjedhjet, në të cilat konkurojnë shtatë kandidatë, po mbahen nën masa të rrepta sigurie. Ndërkohë, bëhet e ditur se një person ka hedhur vetën në erë në një vendvotim në Grozny duke mos shkaktuar viktima të tjera. Ish presidenti çeçen Ahmad Kadirov u vra në muajin maj pas një shpërthimi në Grozny. Zgjedhjet presidenciale po mbahen vetëm disa ditë pas fatkeqësisë ajroje në Rusi ku humbën jetën 89 persona. Hetimet për këtë fatkeqësi janë përqëndruar në dy femra që besohet të jenë çeçene.
XS
SM
MD
LG