Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia ndërkombëtare ka arrestuar rreth 30 persona që kanë protestuar në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve. Zyrtarë të policisë thanë se 15 prej tyre janë liruar dhe të tjerët do të lirohen gjatë ditës, ndërkohë që përdorimin e forcës e kanë arsyetuar me faktin se protesta nuk ishte lejuar të zhvillohej në rrugë duke penguar trafikun.
Sipas shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur, që nga përfundimi i luftës në Kosovë rreth 3000 persona konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG