Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen po qëndron sot për vizitë në Beograd. Petersen e cilësoi vizitën si "fillim i dialogut të hapur, të sinqert dhe transparent me Beogradin, duke theksuar njëherësh se përparësi në punën e tij janë siguria, ekonomia dhe përshpejtimi i aplikimit të standardeve dhe decentralizimi". Presidenti serb, Boris Tadiq pas takimit me administratorin Petersen tha se "është biseduar për decentralizimin në Kosovë dhe për garancit e reja të sigurisë për të gjithë qytetarët, si dhe për mënyrën e formimit të një sistemi ekonomik të qëndrueshëm. Kosova është sfida më e madhe me të cilën ballafaqohet Evropa" tha Tadiq duke i dhënë prova njëherësh administratorit Petersen se Serbia do të rrespektojë Rezolutën 1244 të OKB-së.
Soren Jessen Petersen u takua edhe me ministrin e Jashtëm Vuk Drashkoviq.
XS
SM
MD
LG