Ndërlidhjet

PARIS


"Nuk do të shfuqizohet ligji për mbajtjen e shamive myslimane nëpër shkollat franceze, që njëherësh është kusht i militantëve islamikë për lirimin e dy gazetarëve francezë të rrëmbyer ditë më parë", tha zëdhënësi i qeverisë franceze Jean Francois Cope.
Ndërkaq në një prononcim për radion "Evropa e Lirë", fituesja e çmimit "Nobel për Paqe Shirin Ebadi theksoi:
"Disa herë kam deklaruar se ligji i miratuar në Francë nuk ishte ligj i mirë dhe në fund do të ndihmojë në përhapjen e fundamentalizmit në këtë vend. Megjithatë, të rrëmbesh dy gazetarë dhe t'ua rrezikosh jetën për një ligj të miratuar në një vend është punë e gabuar. Këtë nuk e arsyeton asnjë fe apo besim. Shpresoj që rrëmbyesit sërish nuk do ta keqëpërdorin emrin e islamit, kurse njerzit në botë duhet ta dijnë se islami është kundër aksioneve të tilla", deklaroi Ebadi.
Edhe Liga Arabe me se seli në Kajro ka bërë thirrje për lirimin e dy gazetarëve francezë.
Javën e kaluar një gazetarë italian u vra nga militantët pasi Roma refuzoi tërheqjen e trupave nga Iraku.
XS
SM
MD
LG