Ndërlidhjet

BAGDAD


Militantët që i mbajnë dy gazetarët e rrëmbyer francezë në Irak, i dhanë Francës edhe 24 orë shtesë, për ta shfuqizuar ligjin mbi ndalimin e mbajtjes së shamive në shkollat publike të Francës.
Televizioni Al-Jazeera transmetoi një incizim, në të cilin gazetarë Christian Chesnot dhe Georges Malbrunot, i bënin thirrje presidentit Jacques Chirac të lejojë mbajtjen e shamisë, përndryshe ata mund të vriten.
Autoritetet franceze thanë se nuk do ta tërheqin ligjin, i cili hyn në fuqi të mërkurën, kur fillon viti shkollor.
Ndërkohë, ushtria amerikane tha se forcat e saj mbrëmë kanë vrarë disa militantë irakienë në Falluja.
XS
SM
MD
LG