Ndërlidhjet

HAGË


Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviq sot e filloi mbrojtjen e tij në Tribunalin për Krime të Luftës, ku akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
"Akuzat kundër meje janë të paskrupullta, gënjeshtra të manipuluara, gjymtim i ligjit, disfatë e moralit dhe shtrembërim i papërgjegjshëm i historisë. Gjithçka është përmbysur që të mbrohen përgjegjësit e vërtetë për ngjarjet tragjike", tha Millosheviqi, i cili ka shprehur dëshirën të ftojë 1.000 dëshmitarë, përfshirë kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish presidentin amerikan Bill Clinton.
Për ta paraqitur mbrojtjen, Tribunali i ka dhënë Millosheviqit 150 ditë.
XS
SM
MD
LG