Ndërlidhjet

ZAGREB


Policia kroate ka konfirmuar sot arrestimin e ish ministrit të Brendshëm maqedonas Ljube Boshkovski, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e shtatë aziatikëve që dyshoheshin të jenë militantë islamikë, njofton agjencia kroate e lajmeve "Hina". Ish ministri Boshkovski, ishte arratisur në Kroaci në muajin maj, pasi që autoritetet maqedonase të sigurisë e akuzuan atë dhe gjashtë bashkëpuntorë të tij për vrasje.
XS
SM
MD
LG