Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Besoj që Shtetet e Bashkuara do të fitojnë luftën kundër terrorizmit" tha sot presidenti amerikan George Bush, para një grupi veteranësh amerikanë në Tennessee. Këto komente Bush i bëri vetëm disa ditë pas një interviste në televizion me ç'rast deklaroi se "lufta kundër terrorizmit ndoshta nuk do të mund të fitohet". Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë ndërkaq se presidenti Bush ka menduar në atë që nuk do të ketë datë të caktuar të fitorës në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG