Ndërlidhjet

TEL AVIV


"Së paku 16 njerëz kanë vdekur në shpërthimet që ndodhën sot në dy autobusë, gati në të njejtën kohë në Bersheba, në jug të Izraelit. Sipas radios ushtarake izraelite shpërthimet i shkaktuan dy palestinez me bombë vetëvrasëse. Ekipet shpëtimtare kanë njoftuar ndërkaq për më shumë se 80 të plagosur. Grupi militant palestinez Hamas e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Shpërthimet e sotme në Izrael i ka dënuar edhe shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana.
XS
SM
MD
LG