Ndërlidhjet

NJU JORK


Guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzeneger u ka bërë thirrje votuesve amerikanë ta mbështesin presidentin George Bush edhe për një mandat të dytë.
Ish ylli i Hollywood-it, duke folur në Konventën e Partisë Republikane i shprehu mirënjohje Bushit për ndihmën e tij në rikthimin e krenarisë së Amerikës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
"Zonja dhe zotërinj, Amerika u kthye prapë. U kthye prapë nga sulmet në atdheun tonë, në ekonominë, në mënyrën tonë të jetës. Jemi këtu shkaku i ngulmimit të lidershipit të presidentit George Bush", tha Schwarzeneger.
Ndërkohë, qindra njerëz u arrestuan në Nju Jork gjatë protestave kundër Partisë Republikane të presidentit George Bush.
Policia tha se në protestat e djeshme kundër luftës në Irak dhe politikave të republikanëve, u arrestuan 560 njerëz, ndërsa prej fillimit të konventës së republikanëve, policia ka bërë mbi 1 mijë arrestime.
XS
SM
MD
LG