Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Politikani prominent irakien dhe ish aleati i zyrtarëve të Pentagonit Ahmed Chalabi ka shpëtuar pa pasoja në atentatin kundër tij, ku iu plagosën dy truprojet.
Chalabi tha se kthehej nga Najafi pas takimit me krye-klerikun shiit Ali al-Sistani, kur papritur ndaj autokolonës së tij ishte hapur zjarr.
Nga Bagdadi gjithashtu njoftohet për një të plagosur nga disa shpërthime afër vendit ku duhej të mbahet mbledhja e Këshillit të ri Kombëtar të Irakut.
Në Mosul, policia irakiene tha se një person i armatosur, ka qëlluar për vdekje tre gra irakiene, të cilat punonin në një bazë amerikane në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG