Ndërlidhjet

MOSKË


Një grup sulmuesish të armatosur kanë hyrë në një shkollë në Rusinë Jugore duke marrë peng rreth 150 nxënës. Ende nuk dihet kush janë rrëmbyesit.
Zyrtari lokal Ruslan Ajamov ka përgënjeshtruar raportet e disa mediave se rrëmbyesit kanë liruara disa nxënës nga shkolla në Belsan. Ministri i Brendshëm i Osetisë Jugore Kazbeg Gjantijev thotë se militantët kanë kërcënuar se për çdo ditë do ti vrasin nga 50 fëmijë, nëse forcat e sigurisë e vrasin ndonjë pjesëtarë të tyre.
"Lufta me armikun e padukshëm është duke u zhvilluar në Rusi", tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Ivanov duke folur rreth sulmeve të fundit në këtë vend.
"Në esencë, Rusisë i është shpallur luftë. Duket se është një mënyrë tjetër e luftimit, pa vijë të frontit. Megjithatë kërcënimi është i vërtet, një gjë të tilë do ta shihni", tha Ivanov.
XS
SM
MD
LG