Ndërlidhjet

NJU JORK


Guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzeneger u ka bërë thirrje votuesve amerikanë ta mbështesin presidentin George Bush edhe për një mandatë të dytë. Ish ylli i Hollywood-it, duke folur në Konventën e Partisë Republikane i shprehu mirënjohje Bushit për ndihmën e tij në rikthimin e krenarisë së Amerikës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
"Zonja dhe zotrinjë, Amerika u kthye prapë. U kthye prap nga sulmet në atëdheun tonë, në ekonominë, në mënyrën tonë të jetës. Jemi këtu shkaku i ngulmimit të lidershipit të presidentit George Bush", tha Schwarzeneger.
Ndërkohë, qindra njerëz u arrestuan në Nju Jork gjatë protestave kundër Partisë Republikane të presidentit George Bush.
XS
SM
MD
LG