Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës sot ka filluar viti I ri shkollor. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë njoftuar se në Kosovë ekzistojnë më shumë se 1 mijë e 100 shkolla fillore dhe të mesme dhe në to mësimin këtë vit e vijojnë më shumë se 400 mijë fëmijë. Viti I ri shkollor kësaj radhe nuk është shoqëruar me greva të organizuara nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, sikur që ka qenë rasti vitin e kaluar, edhe përkundër faktit se nuk është arritur nivelizimi I pagave me punëtorët e shërbimeve të tjera publike dhe nënshkrimi I marrëveshjes për kontrata kolektive.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.