Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Maqedonia është e interesuar për zgjidhje sa më të shpejtë të statusit të Kosovës, dhe do ta pranojë secilën marrëveshje që do të arrihet lidhur me statusin", ka thënë sot në Prishtinë ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë Vlado Buçkovski. Nga ana e tij, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen tha se "Maqedonia do të përfitojë nga statusi i zgjidhur përfundimtarë i Kosovës". Këto deklarata janë bërë sot në Prishtinë pas takimeve që ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, ka pasur me shefin e UNMIK-ut Petersen dhe me kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi. "Ne do ta përkrahim secilën zgjidhje që do të arrihet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim ndërkombëtarë për statusin e Kosovës", tha Buçkovski sipas të cilit zgjidhja më e shpejtë e statusit të Kosovës është në interesin e Maqedonisë e cila dëshiron të ketë një fqinjësi stabile.
XS
SM
MD
LG