Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sllovenia është vendi i parë i anëtarëve të rinjë të Bashkimit Evropian që ka hapur zyrën e ndërlidhjes në Prishtinë. "Kjo është shenjë që Sllovenia, si anëtare e Bashkimit Evropian, e merr përgjegjësinë e vet me qëllim që qytetarëve të Kosovës t'ju hap dyertë për një të ardhme më të mirë, më shumë siguri dhe perspektivë për gjeneratat e reja", tha me këtë rast ministri i punëve të Jashtme i Sllovenisë Ivo Vajgl. Në mesin e të pranishmëve në ceremoninë e hapjes së zyrës Sllovene, ishin edhe kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen Petersen dhe kryeministri Bajram Rexhepi.
XS
SM
MD
LG