Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për prani më të madhe të trupave ndërkombëtare në rajonin e Darfurit në Sudan me qëllim të monitorimit të situatës atje. Njëherësh Kombet e Bashkuara kanë fajësuar qeverinë e Sudanit për dështim në ndalimin e sulmeve kundër civilve në këtë rajon. Në deklaratën e lëshuar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Kofi Annan thuhet se "qeveria afrikane ka dështuar të ndalojë militantët arabë të cilët i kanë dhunuar, vrarë dhe dëbuar nga shtëpitë e tyre civilët e pafajshëm".
XS
SM
MD
LG